Grekët i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë që do t’i drejtojë për katër vitet e ardhshme.

Zgjedhjet janë raundi i dytë, dhe mbahen pas 30 ditësh pas zgjedhjeve parlamentare ku konservatorët arritën fitore me diferencë të madhe ndaj të majtëve, por nuk mundën të siguronin shumicën parlamentare për shkak të sistemit të thjeshtë thjeshtë proporcional.

Kyriakos Mitsotakis nga Partia Demokracia e Re dhe njëkohësisht kryeministri aktual i vendit pritet të marrë një tjetër mandat për të qeverisur vendin.

Përballë tij është Alexis Tsipras, kreu i partisë së majtë Syriza i cili ka qenë kryeministër i Greqisë nga viti 2015 deri në vitin 2019.