Është shoqëruar me tensione mbledhja e sotme e këshillit Bashkiak të Himarës ku pritet të bëhet konstituimi i tij.
Sipas BW, raportohet se mbështetës të Fredi Belerit kërkojnë që punonjësit e bashkisë të dalin jashtë.
Ndërkohë të pranishëm janë edhe i deleguari politik i Partisë Socialiste Blendi Klosi si dhe ambasadorja e Greqisë, Konstantina Kamitsi.