Policia e Kosovës njoftoi se mbrëmjen e së dielës në Zveçan, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një mjet shpërthyes.
Autoritetet thanë se dyshohet se ishte shok-bombë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar dhe as dëme materiale.
“Raportohet se person/a të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin policor.