Arian Shehu, i cili ka trashëguar misionin e sektit Halvetjan prej babait të tij, shprehet se si i ati, ka aftesinë të largojë xhindet dhe magjitë nga njerëzit.

Ai thotë se në Gjirokastër ka shumë magjistrica, por magjitë më të këqija që bëhen janë ato brenda familjes.

Shehu rrëfen se në përgjithësi, kunatat kane shume xhelozi me njëra-tjetren e për kete gjë kryejnë rituale okulte.

“Njeriu i afërt të bën më shumë magji. Kunatat bëjnë magji. Ai që s’të do të bën të keqen.”- theksoi ai.