Tirana do të luajë mbrëmjen e nesërm ndeshjen e vlefshme për fazën e dytë të Conference League kundër Besiktas.

Bëhet me dije se të gjitha biletat e kësaj ndeshje janë shitur dhe stadiumi do të jetë plot me përkrahës të klubit turk. “Vodafone Arena” me një kapacitet prej 40.308 vendesh do të jetë i mbushur.

Tifozët turq e mbështesin ekipin e Besiktas në këtë aventurë europiane, siç bëjnë zakonisht pasi ata shquhen për mbështetjen e tyre ndaj ekipit të zemrës.