Bashkëshortët Hubert dhe June kaluan pothuajse të gjitha fazat e jetës – krah për krah, madje edhe vdekjen.

Të dy ishin 100 vjeç kur u ndanë nga jeta brenda pak orësh nga njëri-tjetri, pas një jete të mbushur me dashuri të madhe.

Ata ranë në dashuri kur ishin 19 vjeç, kur u takuan për herë të parë në vitin 1941. Menjëherë pas kësaj, Hubert i propozoi June dhe i kërkoi asaj të kalonin pjesën tjetër të jetës së tyre së bashku. Ata gjithashtu kishin tre fëmijë, dhe më vonë shtatë nipër e mbesa dhe 11 stërnipër.

Me rastin e ditëlindjes së tyre njëqind, çifti kanë dhënë edhe një intervistë.

“Kur e pashë, e dija se do të ishte e imja”, kujton Hubert.

Ata nuk mund të ndaheshin. Pas një jete të gjatë dhe të jashtëzakonshme së bashku, çifti ndërroi jetë me gati 20 orë diferencë teksa ndodheshin në të njëjtin spital.

Djali i tyre Sam, 76 vjeç, vuri re se shëndeti i nënës së tij ishte përkeqësuar pasi ajo organizoi një festë të Falenderimeve për familjen e saj. Më pas, ajo u shtrua në spital për kujdes, shkak që Hubert të ndihej i shkatërruar dhe i thyer.

“Ai vërtet ndihej i pafuqishëm…”, tha Sam, duke iu referuar babait të tij.

Prej June në gjendje kritike, shëndeti i tij u përkeqësua me shpejtësi. Familja e tij e shtroi në spitalin ku po qëndronte edhe June. Por jo vetëm kaq. Stafi mjekësor nuk i kanë rezistuar dot dashurisësë tyre dhe ndaj i kanë vendosur në të njëjtën dhomë.

Ata shtriheshin pa ndjenja, të kapur për dore, derisa bashkëshorti 100-vjeçar dha frymën e fundit dhe vetëm 20 orë më vonë, gruaja e tij June ndërroi jetë.

“Ata u larguan bashkë”, tha djali i tyre Sam.

Edhe pse i pikëlluar nga humbja e të dy prindërve menjëherë, Sam vendos të festojë lidhjen e tyre të pathyeshme.

“Ndihem i trishtuar, por nuk duhet. Kush mund të presë të jetojë një jetë të tillë. Prindërit e mi jetuan një jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku dhe ishin të përkushtuar ndaj familjes së tyre,” pranon Sam.

Vetëm disa muaj para vdekjes së tyre, Hubert u kthye në historinë e tyre të dashurisë gati tetë dekadash dhe pranoi se ata nuk e kishin kaluar jetën pa probleme.

“Por ne kurrë nuk do të bënim asgjë për të lënduar njëri-tjetrin”, tha ai në atë kohë.

Ai shtoi gjithashtu se nuk mund ta imagjinojë jetën e tij pa June.

Duke u ndarë nga jeta së bashku, ky çift i bukur në një farë mënyre nuk ka qenë kurrë i ndarë, raporton Bright Side.