Që në orët e mëngjesit, drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike kanë zbarkuar në Rrogozhinë, duke thyer te gjitha udhezimet e KQZ. Sikurse është konstatuar dhe nga KQZ dhe media, pranë qendrave të votimit dhe në jo pak raste edhe brenda shkollave, çka nuk lejohet sipas ligjit, vihet re një prani e madhe e militantëve të PD të cilët shoqërojnë deputetë të Foltores. Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Ervin Salianji, Mylsym Murrizi, Oerd Bylykbashi etj, bashkë me mbështetës janë vërë re pranë qendrave të votimit edhe pse Kodi Zgjedhor e ndalon një gjë të tillë pasi intimidon votuesit.
Nga ana e Partisë Socialiste situata duket tejet e qetë, ku në terren është vetëm deputeti i zonës, ndërsa mësohet se drejtuesi politik i qarkut Tiranë, Erion Veliaj po e ndjek procesin nga selia e PS në Tiranë.
Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve reagoi pasi kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ theu heshtjen zgjedhore. KQZ kërkon që të respektohet heshtja zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit. Sipas KQZ-së sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cenojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.