Bashkia e Tiranës vijon punën për asfaltimin e rrugëve nëpër lagje. Edhe pse shumë i janë drejtuar bregdetit për pushime, puna për rehabilitimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në kryeqytet vijon me ritëm të lartë. Bashkia ka filluar punimet për rikonstruksionin total të sheshit në rrugën “Jorgo Plaku” në njësinë Nr.4 në kryeqytet.
Tashmë banorët do të kenë një ambient çlodhës dhe argëtues.
Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar se ky mandat do të fokusohet më pranë qytetarëve, duke mbërritur edhe në ato pika ku më parë nuk ishte ndërhyrë me investime për shkak të projekteve më të mëdha të qytetit.