Ditën e sotme Qeveria e Kosovës ka konfirmuar marrjen e vendimit të heqjes së masës së sigurisë për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produktet nga Serbia.

Kryetari i OEK-ut, Lulëzim Rafuna, deklaroi në media për KosovaPress se ata janë në dijeni për heqjen e masës, por Qeveria e Kosovës akoma nuk është përgjigjur lidhur me zbutjen e masës së sigurisë për mallrat e Serbisë.

Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe është marrë më 14 qershor, ditën kur ishin rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. Që prej asaj dite asnjë kamion me mallra që vinin nga Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës.