Jordan Henderson është përshëndetur me Liverpool. 33-vjeçari është paraqitur për herë të fundit në zyrat e “The Reds”, kjo pasi ai do të transferohet në Arabinë Saudite, te skuadra e Al-Ettifaq dhe do të bashkohet me trajnerin Steven Gerrard.

Nga kjo lëvizje, Liverpool do të përfitojë 15 milionë euro, ndërsa zyrtarizimi pritet gjatë fundjavës. Henderson u bashkua me Liverpool në verën e vitit 2011 dhe largohet kështu pas 12 vitesh, me 492 ndeshje, 33 gola dhe 61 asist.