Me dhjetëra qytetarë paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore verore dhe në Spitalin Rajonal të Vlorës si pasojë e temperaturave të larta.
Mjeku i qendrës shëndetësore verore, Ardi Llapaj tha se problemi kryesor është ekspozimi i gjatë në diell, ç’ka shkakton problematika tek të gjitha grupmoshat.
Nga 15 korriku, kemi pasur një rritje të rasteve të gastrointestinale dhe problemet me diellit me temperaturat e larta që anë të bëjnë me dehidratimin. Moshat janë nga të gjitha deri aty tek pediatriket. Nga 15 deri në 20 pacientë në ditë vendas dhe të huaj janë paraqitur në qendrën tonë. Këshilla është të pijmë sa më shumë lëngje, të rrijnë sa pak në diell dhe të evitojnë oraret e pikut në drekë.’- tha Llapaj.
Në të gjitha qendrat verore janë regjistruar 1 451 vizita për 7 ditë, ku 185 kanë qenë pushues të huaj. Simptomat më të shpeshta janë gastro-interid, diare, temperaturë, djegie të lëkurës.
Po kështu fluks vizitash janë shënuar dhe në Pediatrinë e Vlorës, ku paraqiten çdo ditë 70 fëmijë, pjesa më e madhe vizita ambulatore, ndërsa në spital janë aktualisht të shtruar 40 fëmijë të moshës 0 deri 4 vjec.