Futbollisti italian i Arsenal, Jorginho është ndalur së fundmi të flasë në lidhje me të rinjtë me të cilët është përballur në këto vite karrierë. Mesfushori shprehet se ata janë shumë më të ndryshëm se në kohën kur ai vetë ishte një i ri ndërsa theksoi se tashmë lojtarët e rinj, përveç fushës e kanë mendjen edhe te makinat, orët dhe markat e shtrenjta.

“I shoh shpesh të rinjtë që vijnë në stërvitje me makina super të shtrenjta dhe pas një muaji, i shoh me të tjera makina, edhe më të shtrenjta. Mendoj me vete se çfarë po ndodh dhe se duhet të shkoj të flas me këta djemtë sepse nuk e kanë mendjen te fusha.

Pastaj afrohem dhe shoh orë e marka të shtrenjta. Shto këtu ndonjërin që zotëron edhe “jet” privat. Mendoj se diçka e tillë është shumë e tepruar, futbolli mund të jetë i rrezikshëm”, u shpreh Jorginho.