Parlamenti i viteve të para të pluralizmit ishte një skenë ku debatet serioze për ligjet ndërpriteshin shpesh nga humori, ironia dhe batutat spontane, të cilat sot janë kthyer në pjesë të kujtesës politike të tranzicionit. Në atë kohë, deputetët nuk kursenin as kundërshtarët politikë dhe as veten, ndërsa replikat e improvizuara shpesh mbeteshin më gjatë në memorie sesa vetë ligjet që diskutoheshin.

Një prej këtyre episodeve është interpelanca e vitit 1993 me ministrin e Punës, Dashamir Shehi, gjatë diskutimit për projektligjin që parashikonte uljen e javës së punës në 40 orë. Deputeti dhe shkrimtari Teodor Keko ngriti një shqetësim praktik: si do të zbatohej ky kufizim për efektivët e Gardës, eskortat e drejtuesve të shtetit dhe policët që, sipas tij, punonin mbi 100 orë në javë? Pyetja ishte serioze, por përgjigjja e Shehit mori një kthesë krejt tjetër.

Teodor Keko ishte një ndër deputetët demokratë që kishte pak kohë që ishte shkëputur nga PD për të thelemuar një parti të re, e para parti që dol inga PD pas një krisje mes themeluesve. “Nuk do t’i shtojmë eskortat,” tha ministri me humor. “Por, po teproi ndonjë roje a polic, do t’ua vëmë disa deputetëve të Aleancës Demokratike, sepse ka ardhur një kohë e keqe dhe kanë frikë të dalin në pazar.” Salla shpërtheu në të qeshura, ndërsa batuta e ministrit u bë menjëherë pjesë e atmosferës së debatit. Keko nuk e la pa përgjigje. Me të njëjtën dozë ironie, ai iu drejtua Shehit: “Faleminderit që na njohe, zoti Shehi! Po unë qava hallin e policëve dhe të eskortave këtu, nuk thashë të marrim ne nga dy policë. Ne e dimë që të dy jemi njerëz që na duan në Shqipëri. Kisha hallin e këtyre të tjerëve.”

Përtej humorit, debati prekte dy tema të rëndësishme të asaj kohe: kushtet e punës së punonjësve të shtetit dhe raportin e qeverisë shqiptare me institucionet financiare ndërkombëtare. I pyetur nëse Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte dakord me shtimin e 3500 efektivëve të policisë, Shehi u përgjigj prerazi se vendime të tilla i merrte vetëm qeveria shqiptare. “Ne jemi shtet sovran dhe nuk i marrim dorën kujt, as kur shtojmë policët, as kur shtojmë doktorët”, deklaroi ai.

Një debat për orarin e punës u kthye kështu në një nga episodet më të spikatura të Parlamentit të vitit 1993, ku humori dhe ironia bashkëjetonin me diskutimet për reformat e vështira të tranzicionit. Edhe sot, replika mes Dashamir Shehit dhe Teodor Kekos mbetet një kujtesë e një kohe kur politika ishte shpesh e ashpër, por jo rrallë dinte të qeshte edhe me vetveten. Teodor Keko ishte një nga figurat më të veçanta të Parlamentit të viteve të para të pluralizmit. Shkrimtar, publicist dhe deputet i Aleancës Demokratike, ai u dallua për stilin e tij të drejtpërdrejtë, humorin fin dhe ironinë inteligjente, duke sjellë në sallën e Kuvendit një gjuhë ndryshe nga retorika e zakonshme politike. Replikat e tij, shpesh të mbushura me batuta, mbeten edhe sot ndër momentet më të kujtuara të debateve parlamentare. Pas largimit nga politika, iu rikthye letërsisë dhe gazetarisë deri në ndarjen e tij nga jeta në vitin 2002. Tema sjell një ndër replikat mes Kekos dhe Shehit, në një prej interpelancave parlamentare në vitin 1993, të Dashamir Shehit, në atë kohë ministër i Punës.

Teodor Keko – Parimisht jam dakord me logjikën e zotit Shehi dhe me ligjin, por desha të di, në qoftë se mund të më ndihmonte, si do të zbatohet kjo ulje në 40 orë në disa pika shumë specifike. Për shembull, nuk e di saktësisht, por eskortës së Presidentit, eskortës së Kryeministrit, shoferit të zotit Shehi, të gjithë rojeve, që janë një batalion a brigadë e madhe, punonjësit të Gardës së Republikës u bie të punojnë mbi 100 orë në javë. Tani si do të bëhet, do të dyfishohen dhe do të trefishohen eskortat, apo këta do të vazhdojnë të punojnë kështu dhe do të paguhem mbi orët e punës? Apo do t’u thuhet që “po deshe të punosh, do të punosh kaq orë; në qoftë se nuk do të punosh kaq orë, ik fare, se do të marr tjetrin”?

Pyetja e dytë: FMN-ja është dakord që të shtohen 3500 policë?

Këto dy pyetje kisha për zotin Shehi.

Tomor Malasi – Zoti ministër.

Ministri Dashamir Shehi

Për pyetjen e fundit mendoj që ia vlen më mirë të flasim kur të shkojmë nen për nen, që edhe sqarimi të jetë më i detajuar.

Për sa i përket personeleve të shërbimit, kuptohet që do të trajtohen në bllok në ligjin “Për organet e rendit”. Ne mendojmë që të mos i shtojmë eskortat, sepse ne s’kemi eskorta. Por, po teproi ndonjë roje a polic, do t’ua vëmë këtu disa deputetëve të AD-së, sepse ka ardhur një kohë e keqe dhe kanë frikë të dalin pazarit, kështu që do t’u vëmë një eskortë këtyre. Po qe kjo punë, kemi para edhe për eskortë për disa deputetë që janë në rrezik. (Qesh)

Ndërsa për sa i përket asaj se ç’thotë FMN-ja për çështjen e policëve, normalisht ne nuk i marrim dorë FMN-së as për çështjen e policëve, as për çështjen e doktorëve, se këtë shtet e qeveris Qeveria shqiptare. FMN-ja ka limitet e veta me të cilat kontrollon buxhetin dhe shpenzimet, por sigurisht ne jemi shtet sovran, kemi qeverinë tonë dhe kur vendosim të shtojmë policët, i shtojmë dhe nuk pyesim as për FMN-në, dhe as për Bankën as për gjë tjetër. Ne jemi shtet sovran dhe nuk i marrim dorën kujt as kur shtojmë policët, as kur shtojmë doktorët.

Teodor Keko – Zoti Tomor, kam një replikë të vogël në emër të AD-së. Meqë na njohe, Falemnderit!, zoti Shehi! Po unë qava hallin e policëve e të skortave këtu, nuk thashë që të marrim ne të dy policë, se ne e dimë që të dy jemi njerëz se që na duan në Shqipëri. Kisha hallin e këtyre të tjerëve.

TemA