Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja për Energjitikën dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, ka realizuar një takim me drejtues të OSHEE. Takimi është mbajtur me qëllim përballimin e sezonit turistik veror për vitin 2023.
Gjatë fjalës së saj, Balluku shprehet se në terren janë 1 mijë e 100 punonjës të cilët punojnë për t’i paraprirë nevojave të qytetarëve dhe bizneseve në energjitikë.
Belinda Balluku: Arsyeja pse jemi mbledhur ka të bëjë me përballimin e sezonit veror. Kemi një fluks të turistëve. Duke nisur nga Velipoja në Ksamil bëhen mikërpritës të shumëfishit të numrit të banorëve që kanë, që e bën sfiduese përballimin e masave nga ana jonë. Temperaturat ekstremisht të larta krijojnë probleme teknike Ne do të diskutojmë rajon për rajon të gjithjë situatën.
Do të marrim vendime se si do të funksionojnë që sot e tutje deri në fund të sezonit. Tërheq vëmendjen e rajonit të Kukësit përsa i përket humbjeve që vazhdojnë edhe mbajnë vendin e parë, edhe atij të Shkodrës dhe Burrelit.
Aty ku kemi humbje më të mëdha, kemi edhe argëtime më të ulëta. Fokusi në operimet e sigurta dhe të vazhdueshme brenda këtij sezoni veror. 1 mijë e 100 punonjës janë në dispozicion për të gjitha zonat bregdetare dhe në rastet që kemi ndërpreje, mundohen që ta rikthejnë shërbimin sa më shpejt. Edhe temperaturat e larta ndikojnë.