Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur nga shembja e urës Patra hnë Greqi, ndërkohë që ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje për të ndihmuar, të paktën 3 perosna që kenë ngecur nën rrënoja.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në orën 12:47, kur ekipi i zjarrfikësve u njoftua për incidentin në urën në Patra të Greqisë, ku për pasojë humbi jetën një perosën dhe u plagosën 8 të tjerë.

Me të marrë njoftimin 35 zjarrfikës me 12 vetura dhe me avionë, si dhe mjete speciale të shpëtimit shkuan në vendngjarje.

Ndërkohë policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në bypass-in e gjerë të Patrës në të dy drejtimet, drejt Athinës dhe Pirgos si dhe në rrugën Diodorou në Patras, për shkak të shembjes së një pjese të urës.

Ura rezulton të jetë mbyllur që prej datës 20 korrik, me vendim të Drejtorisë së Policisë së Akaisë , për shkak të punimeve dhe rikonstruksioneve më nënkalimet e saj.

Spitalet në qytet janë vënë në gatishmëri për të ndihmuar pacientët e plagosur.