Përmirësimi i kushteve atmosferike po tërheq vizitor te shumtë drejt bregdetit.

Gjallëri, plazhe të tej mbushura, këto janë pamjet që ofron Shëngjinit në këto ditë korriku.

E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune është e populluar, ndërsa më besniket e kësaj zone turistike vijojnë të jenë pushuesit nga Kosova.

” Ka 27 vite që vij këtu, shërbimi është mirë, pastërtia mirë…”- tha një banor

Afërsia me këtë bregdet dhe shërbimet e përmirësuara, janë ndër arsyet kryesorë pse Shëngjini mbetet I preferuar nga shqiptarët e Kosovës

“Pastërtia nuk është në nivelin e duhur, shpresojmë që ka arsye për tu përmirësuar.

Është bregdeti më I afërt me Prishtinën, njerëzit mikpritës, ja vlen të vish!”- tha një prej pushuesve.

Ashtu si dhe vitet e shkuara Bashkia Lezhë dhe bizneset po i kushtojnë vëmendje pastërtisë në bregdet. Punëtor dhe mjete janë të angazhuar çdo ditë në pastrimin e plazhit dhe shëtitores, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më komod për pushuesit.