Kryenegociatorët e Kosovë dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të takohen ditën e sotme në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE Miroslav Lajçak.

Temë kryesore e takimit pritet të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe hapat drejt çtensionimit të situatës në veri.

Më 10 korrik, Bashkimi Evropian dhe Kosova ranë dakord për një sërë hapash që Kosova duhet t’i ndërmarrë si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën e krijuar në veri të vendit.