Fotoja e fundit e Eleni Foureira me djalin e saj është vërtet për të mos u humbur! Vogëlushi ka mbushur 6 muaj dhe këngëtarja ka dashur të ndajë me ndjekësit pozat e tyre për kamerën.

Megjithatë, deri më tani Eleni ka preferuar të mos e shfaqë fytyrën e fëmijës së saj të parë. Poshtë fotos ajo shkruan: “6 muajt më të mirë të jetës sime”.

Këngëtarja shihet e veshur me një mini fustan të bardhë të fryrë, çizme të larta dhe syze dielli ngjyrë ari.
Fotoja e tyre mori mbi 80 mijë pëlqime në vetëm pak orë. Një ditë më parë, ajo postoi dhe një video ku djai i saj po qeshte,shoqëruar vetëm me një emoji.

Më herët, në mesin e korrikut, Eleni Foureira ka postuar një tjetër foto me vogëlushin teksa luanin në pishinë.