Një grua ka treguar në rrjet sesi të mësojmë të gjithë informacionin që Google ka regjistruar për çdo person. Përdoruesja e TikTok me emrin @yorgoandlea tregon në një video hapat që duhen ndjekur që të mësuar ato që rrjeti ka mësuar për jetën tonë.
Në pamje ajo tregon sesi hynë në kërkimin e Google me shkrimin ‘ad settings google’ regjistrohet me të dhënat e saj, dhe më pas kalon në një listë ku shihet se rrjeti ka të regjistruar moshën tënde, gjininë dhe gjuhët që mund të flasësh. Në informacione shihej që gruaja ishte gjithashtu e interesuar në ‘arkitekturë’ dhe ‘pajisje radio’. Video është shikuar dhjetra mijëra herë dhe është mbushur me komente nga njerëz që shpreheshin të habitur sesa shumë të dhëna Google dinte për ta.
Një person shkruante: “Oh Zot. E provova dhe unë – sa shumë informacion që kishte!”
Dikush tjetër komentonte: “Dhe ishte plotësisht i saktë.”
Një i tretë shkruante: “Prandaj unë i heq gjithmonë këto opsione.”
Por kishte dhe të tjerë që kontrollonin për veten e tyre dhe zbulonin se informacionet ishin të pasakta.
Një person tha: “Kjo thotë për mua se jam 44+ vjeç, kurse unë jam vetëm 19.”
Edhe një tjetër e mbështeste me ironi: “Me sa duket unë jam 65-vjeç dhe jam i interesuar për Utah dhe programet ‘reality TV’.”
Siç mund ta dini, motorët e kërkimit të rrjetit regjistrojnë informacion për të gjithë përdoruesit, siç janë videot që shikoni, vendndodhjen, dokumente ose reklama të bashkëngjitura që njihen si ‘cookie’ dhe pak e shumë çdo gjë që klikoni.
Google thotë se të gjitha këto i bën ‘që shërbimet të jenë sa më të mira për ty’.
Aty shpjegohet se në këtë mënyrë shërbimet dhe reklamat janë më specifike për persona të caktuar (si Search apo YouTube), prej partneritetit me rrjete apo reklamues të tjerë.
Google premton se nuk i shet kurrë të dhënat e tua por vetëm ‘specifikon reklamat kur je online’ – por pa i dhënë informacionet e tua kompanive reklamuese. Në qoftë se nuk ju pëlqejnë këto, atëherë secili mund të zgjedhë të fikë, pra të vendosë në ‘off’ opsionin “ad personalisation” në rrjetin Google – të cilin e gjeni në të njëjtën faqe të parametrave të reklamave, ku janë informacionet e tua personale.