Gjashtë pushues italiane janë mbajtur rreth një orë peng në një banesë në Sarandë pasi i kishin dëmtuar të zotit të shtëpisë orenditë shtëpiake.
49-vjeçari i cili u arrestua nga policia, duket në videon e filmuar nga 4 të rinjtë italianë të cilët i thonë disa herë të hapë derën pasi do vijë policia.
“Hape derën tani, policia po vjen! Kjo që po bëni është e paligjshme! Hape derën tani.”- thonë italianët në gjuhën angleze.
Gjashtë të rinjtë kishin marrë apartamentin e 49-vjeçarit nga Kosova me qira për të kaluar disa ditë pushimi në bregdetin e Sarandës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Njoftimi i Policise:
Pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, një shtetas iu kishte hequr lirinë, në mënyrë të kundërligjshme, disa shtetasve, në një apartament, shërbimet e Komisariatit te Policisë Sarandë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit.
Si rezultat i veprimeve të menjëhershme të shërbimeve të Policisë, është vënë në pranga shtetasi J. A., 59 vjeç, banues në Prishtinë, si dhe është bërë lirimi i shtetasve, nga apartamenti.
59-vjeçari, për rreth 1 orë, iu ka hequr lirinë 6 shtetasve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira, pasi pretendonte se këta shtetas i kishin dëmtuar disa pajisje në këtë apartament.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.