Blerja e re e Inter-it, Benjamin Pavard, pranon se ka biseduar në ‘disa raste’ me Yann Sommer dhe Marcus Thuram përpara se të bashkohej me zikaltrit dhe konfirmon se do të luajë si qendërmbrojtës nën drejtimin e Simone Inzaghit.
Lojtari francez i është bashkuar zyrtarisht gjigantëve të Serisë A nga Bayern Munich për 32 milionë euro.
Gjatë intervistës së tij të parë me faqen zyrtare të klubit, Pavard zbuloi se ai shpesh fliste me Sommer dhe Thuram përpara se të nënshkruante me milanezët.
“Kemi biseduar në disa raste, kam shkëmbyer shumë mesazhe me Marcus. Ai më tha se atmosfera është e mrekullueshme këtu dhe Inter-i është një klub i madh. Jam i lumtur që i bashkohem një ekipi kaq fantastik”, tha ai.
Thuram dhe Pavard luajnë për Francën, ndërsa Sommer është një tjetër ish-lojtar i Bayern Munich që iu bashkua Inter-it këtë verë.
“Inter mendon vetëm të fitojë, vetëm shikoni trofetë pas meje. Unë luaj futboll për të fituar trofe, kështu që zgjodha të nënshkruaj për Inter-in”, vazhdoi Pavard.
27-vjeçari ka fituar shumë trofe gjatë karrierës së tij, duke përfshirë një Botëror dhe një Ligë të Kampionëve. Çfarë do t’i sjellë Interit?
Francezi shënoi shtatë gola për Bayern Munich sezonin e kaluar, kështu që ai mund të jetë një armë sulmuese e shtuar për Interin këtë sezon.
Pavard ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2028 dhe pritet të bëjë debutimin e tij në Serie A kur Inter-i të presë Fiorentina-n në Meazza këtë të diel.