Fituesi i Big Brother VIP2, Luiz Ejlli, ende vazhdon të mbetet një nga personazhet më të komentuar të momentit, në showbizin shqiptar.

Pas përfundimit të Reality Show-t, Luizi bashkë me ish-banoren e BBVIP, Olta Gixhari, realizuan filmin “Në kuadër të dashurisë”, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Shpesh herë ata kanë ndarë me ndjekësit momente gazmore nga xhirimet. Në videon e fundit të publikuar nga Luizi, ky i fundit shfaqet duke goditur me shuplakë aktorin Ylber Bardhi.

E gjitha ishte një shaka nga ana e Luizit, i cili duket se gëzon një raport miqësor me aktorin nga Kosova.

Kujtojmë që kasti i aktorëve në filmin e Luizit, përbëhet nga disa artistë të mirënjohur si Ndriçim Xhepa, Zamira Kita, Olta Daku apo partneren e Ledri Vulës, Sara Hoxha.