Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me arrestimet për koncesionin e sterilizimit. Rama u shpreh se ajo është një nga punët më të bukura që ato kanë bërë e se nëse në procesin e asaj kontrate individë të caktuar kanë hyrë në gjynah me popullin do të paguajnë.
‘100 here të kthehesha mbrapa do të mbështetja këto partneritete publike private që kemi bërë pasi veprat janë ato që mbeten. Ndërkohë që problemet e korrupsionit janë të lidhura me ata që kanë gjëra në dorë jo ata që nuk kanë gjë në dorë. Kur ne e kemi bërë reformën në Drejtësi, kur kam thënë se dua një drejtësi që të godasë majtas dhe djathtas dhe të ecim drejt nuk kam bërë propagandë por e kam ditur këtë që vjen. Se kam ditur se kujt do ti ndodhë, por e kam ditur që do të ndodhë. Janë shumë më pak se sa socialistët dhe janë asgjë, ata që janë në burg në raport me fuqinë e PS-së. Sterilizimi një nga punët më të bukura që kemi bërë. Mos më pyesni mua shkoni pyesni në spitale. Kam marrë mesazhe pa fund. Me atë kontratë dhe atë transformim kemi ndryshuar shëndetësinë shqiptare në hallkën e vet më delikatë qe janë ndërhyrjet në trupin e njerëzve. Nëse në procesin e asaj kontrate individë të caktuar kanë hyrë në gjynah me popullin dhe atdheun, do të paguajnë. Pushteti është një kafshë shumë e egër, është e vështirë ta mbash të zbutur dhe të mos biesh pre e dhëmbëve të veta. Ka disa që nuk i rezistojnë tundimeve. Ne zgjedhim në bazë të asaj që dimë, pastaj në proces njerëzit janë natyra të ndryshme. Përgjegjësia është individuale.’- tha Rama.