Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Spitallë të Durrësit me kryebashkiaken Emirijana Sako. Rama thotë se për 5 vitet e ardhshme lagja ‘Rilindja’ do jetë një ndër më të bukurat pasi është ndërtuar nga hiçi. Me batutë kryeministri Rama përmendi edhe këmbënguljen e investitorit Muhamed Alabbar që ta shihte investimin e madh që i është bërë kësaj lagjeje.

“Kjo për 5 vjet do tjetë një ndër lagjet më të bukura pa diskutim. Është e gjitha e ndërtuar nga hiçi, me hapësira dhe me të gjitha gjërat që do të vijojmë të ndërtojmë rreth e rrotull. Duhen bërë këto punimet e fundit se më mbyti Alabbari, më tha Brother shko shihe, shko shihe. Është investim i jashtëzakonshëm.”- tha Rama.