Kanë nisur këtë të martë regjistrimet më të gjitha institucionet e arsimit të lartë më vend. Kjo fazë e parë zgjat deri më 11 shator.

Ndonëse është dita e parë e regjistrimeve dhe ndonëse kontratës për mbajtjen e diplomës për 5 vjet pas studimeve, fluksi në Universitetin e Mjekësisë dhe sidomos në programin Mjekësi e Përgjithshme është mjaft i lartë.

Fillimisht studentët e kësaj dege duhet të firmosin vetëm një deklaratë. Pas datës 11 shtator për 2 ditë studentët do të kenë edhe një fazë çregjistrimi për të nisur sërish regjistrimet me datë 22 shtator deri më 1 tetor. Me datë 2 tetor nis viti i ri akademik.