Me nisjen e vitit të ri shkollor në shkollat 9-vjecare do të prakitohet një metodë e re e mësimdhënies për lëndët e shkencave të natyrës, aty ku haset dhe vështirësia më e madhe në të kuptuar. Për nxënësit nga klasa e gjashtë në të nëntën mësimi do të jetë i kombinuar, ku brenda një ore mësimore do vtë mësojnë disa lëndë bashkë.

Mësimi I kombinuar do të bëhet me lëndët e shkencave të natyrës kimi, fizikë, biologji dhe matematika.

Bëhet fjale për platformen Phet SIMULATIONS që mundëson laboratorë virtuale, testime, ushtrime në shkenca dhe matematikë.

Është pa pagesë dhe mësuesit e shkencave mund ta përdorin si mjet ndihmës, ku nxënësit për te mësuar shkencën dhe matematikën do t’iu shërbejnë animacionet dhe simulimet interactive. Në udhëzimin e bërë tashmë gati nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar thuhet se kjo platëformë thjeshton mënyrën e të mësuarit si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit. Studimet kanë treguar se njohuritë e reja asimilohen më mirë nga nxënësit kur përdorim simulimet. PhET SIMULATIONS zëvendëson eksperimentet që zhvillohen në kushte laboratorikedhe kjo praktkë mësimore është përdorur vitet e fundit edhe për hartimin e njësive interaktive për pjesën e shkencave të natyrës në testimin PISA.