Pas lajmit të Donald Veshajt se kanë nisur xhirimet e filmit të tij më të ri bashkë me Bora Zemanin, edhe Romeo Veshaj duket se ka plane kinematografike po aq interesante.
Seriali “Love Bugs” do të vijë së shpejti në Shqipëri i shqipëruar me emrin “Tenxherja Kapakun”. Në Itali ky serial ka filluar në vitin 2004 dhe ka si protagonistë aktorët Fabio de Luigi, Michelle Hunziker, Giorgina Surina, etj.
Ndërkohë, i përshtatur në versionin shqiptar, do të ketë personazhet dhe aktorët e saj.
Burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se aktorë do të jenë artistja Elvana Gjata dhe Romeo Veshaj.