Një tjetër vdekje nga virusi i Nilit Perëndimor në vetëm dhjetë ditë në Greqi. Mësohet se rastet në total që regjistrohen në shtetin helen janë 11. Pas vdekjes së 92-vjeçares pak ditë më parë, sot EODY njoftoi një tjetër vdekje nga virusi i Nilit Perëndimor, atë të një 81-vjeçareje. Bëhet fjalë për vdekje që përfshijnë pacientë të infektuar me virusin dhe me manifestime nga Sistemi Nervor Qendror.

Sipas EODY nga fillimi i vitit 2023, deri në datën 1 gusht, në Greqi janë diagnostikuar gjithsej 11 raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor, nga të cilat dhjetë kanë paraqitur manifestime të Sistemit Nervor Qendror. Tetë raste të reja janë raportuar gjatë javës së kaluar. Aktualisht po trajtohen në Kujdesin Intensiv tre pacientë.

Në Bashkimin Evropian, përveç Greqisë, raste të infektimit janë regjistruar edhe në Itali dhe Hungari.
Si përfundim, EODY rekomandon marrjen e masave mbrojtëse personale ndaj mushkonjave si masat më të përshtatshme për kontrollin e sëmundjes.