Por skandali thellohet kur këto laboratorë nxjerrin edhe rezultate tër cdo cep pë biokimive pa pasur aparatura dhe mjekë të licencuar për këtë.

“Fatkeqësisht sot dalin me logon e 99% të klinikave, të cilat nuk kanë fare laboratorë histopatologjikë të licencuar nën emrin e vetë, por nxjerrin biopsi. Pra një klinikë e cila bën ekzaminime biokimike të thjeshta dhe ka një laborator kimik, nuk mund të nxjerrë nën logon e vetë, një, qoftë edhe pap testin”, është shprehur Albana Dako, anëtare e Agjencisë së Akreditimit.

Por përse një laborator që kryen analiza gjaku të pacientëve nuk mund të kryejë biopsi apo pap teste?

“Laboratori i biopsisë ose siç quhet brenda një institucioni shëndetësor, laboratori i histopatologjisë, është një laborator shumë specifik, i cili së pari kërkon mjek anotomopatolog, por së dyti dhe shumë kryesore është që kërkon një sërë infrakstrukture shumë të detajuar për të shkuar deri tek biopsia, pra për të shkuar biopsia deri tek syri i mjekut. Kjo fillon që nga pap testi deri tek biopsitë më të ndërlikuara apo edhe imunoinstokimia. Këto janë vetëm 3-4 në dijeninë time, ndoshta dhe më pakë laboratorë histopatologjikë në Shqipëri që përmbushin të gjitha këto kushte që unë thashë”, tha Daka.

Inspektorati shëndetësor i cili duhet të kalojë në sitë të gjithë laboratorët mjekësor për të parë nëse i përmbushin parametrat që deklarojnë kur licencohen nga QQKR, nuk ka bërë asnjë herë publike shkelje kur në fakt, emri i një mjeku rezulton në afro 10 laboratorë gjë që e cila është pamundur.