Porti i Vlorës ka regjistruar në gusht, numrin me te larte te pasagjereve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shefi i përpunimit të trageteve Festim Skendaj tha se numërohen 90 mijë udhëtarë që kanë ardhur e shkuar drejt Brindizit me tragetet e linjave.
“Rreth 40 mije ka qenë numri në hyrje dhe rreth 50 mije ne dalje i tyre” thotë Festim Skendaj
Italianët kanë zënë edhe vendin e parë por nuk mungojnë as spanjollët, francezët.
“Numri i pasagjerëve në një traget ka qenë 3 mijë, nga këta 2 mijë ishin italianë. Ka pasur dhe anglezë, polakë e spanjollë” tregon më tej Skendaj.
Gjate gjithe muajit gusht eshte operuar me tre tragete ne linjen Vlore- Brindisi dhe anasjelltas ndërsa gjatë dy ditëve të fundit ka patur renie duke u kthyer ne normalitet. Skendaj ka theksuar se në terminal është punuar me 8 sportele, por sërish ka pasur vonesa dhe radhë për shkak të fluksit.
Vera e 2023-shit, tha Skëndaj, mund të cilësohet sezoni me fluksin më të lartë qe ka njohur Vlora në 30 vitet e fundit.