Të martën u mbajt ceremonia private dhe disi e fshehtë e kreut të grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Në përcjelljen për në banesën e fundit morën pjesë qindra persona, edhe pse në mesin e tyre nuk ishte presidenti rus Vladimir Putin.

Siç është bërë e ditur edhe më parë nga Kremlini, prezenca e Putinit nuk ishte planifikuar në këtë ceremoni varrimi.E derisa në tërë botën akoma po spekulohet për arsyet e rrëzimit të aeroplanit brenda të cilit gjendje Prigozhin, pritet që zyra e hetimeve në një moment të zbulojë shkaqet.

Ndërkohë lajmi se në vendin ku ka ndodhur rrëzimi i aeroplanit është “rrafshuar” ka bërë bujë të madhe.

CNN raporton se ai vend është shkaterruar me buldozerë.

“Vendi ku u rrëzuar aeroplani është rrafshuar plotësisht me tokë nga buldozerët, që në shikim të parë të duket sikur nuk është rrëzuar fare ndonjë aeroplan këtu”, tha gazetari Matthew Chains i cili aktualisht gjendet në Rusi.