Vijon puna për poligonin e parë publik që do të ngrihet në Fushë-Prezë, një hapësirë prej 6 mijë m2.

Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet në Facebook, ku shkruan se në këtë zonë do t’u mundësohen dhe orët e praktikës për të gjithë drejtuesit e rinj të automjeteve.

“Mirëmëngjes nga puna për poligonin e parë publik që po ngrihet në Fushë-Prezë, një hapësirë prej 6 mijë m2, e cila do të shërbejë për orët e praktikës për të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve që pritet të marrin rishtazi patentat, por edhe për aktivitete shtesë edukative që kanë të bëjnë me digjitalizimin dhe sigurinë rrugore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.