Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë përsëri duke rritur nivelin e blerjes së eurove në treg.

Në total vlerësohet se janë tërhequr për efekt të rezervës valutore rreth 200 milion euro që nga fillimi i vitit.

Në procedurën e zhvilluar javën e kaluar Banka Qendrore ka arritur të sigurojë 10 milione euro për efekt të rezervës valutore.

Tërheqja e eurove ka si synim që të rrisë rezerven valutore por njëkohësiosht edhe të ndikojë në forcimin e euros përballë lekut.

Aktualisht euro është stabilizuar duke qëndruar në nivelin e 106 lekë. Ndërkohë që përgjatë shtatorit ka pasur luhatje të vogla midis 108-106 lekë.

Banka e Shqipërisë ka vendosur të rrisë sasisë e eurove që do blej në tregun shqiptar.

Në total parashikohet që përgjatë vitit 2023 të blihen rreth 300 milionë euro ndërsa më herët ishte planifikuar një fashë prej 160-220 milionë eurosh nga tregu i brendshëm me qëllim rritjen e rezerves.

Forcimi i monedhës europiane kundrejt lekut nisi që pas deklaratës së guvernatorit se do të shtojnë blerjen e sasisë së eurove në treg në fillim të muajit gusht.

Por pavarësisht këtyre ndërhyrjeve për të stabilizuar kursin , Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë theksoi se forcimi i Lekut ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojten e ekonomisë shqiptare nga vala inflacioniste dhe, ka lejuar mbajtjen e normave më të ulëta të interesit krahasuar me ekonomitë e tjera të Europës.

Ankandi i radhës për blerje valute parashikohet të realizohet në tetor. Si rezultat rezerva valutore e Shqipërisë ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave dhe llogaritet në 5.61 miliardë Euro.