Kriza e çmimeve të energjisë ishte një pikë kthese, që në tregun vendas bizneset të kthejnë vëmendjen në investimet e paneleve fotovoltaike për të reduktuar koston mujore. Kjo ka bërë sot janë rreth 160 ha panele të instaluara në vendin tonë, shifër kjo më e larta në rajon. E thënë ndryshe numërohen rreth 1200 abonentë apo vetprodhues të energjisë elektrike.
“Sot kapaciteti prodhues i këtyre panele arrin në 130 MWH. Është një kapacitet i lartë. Në dijeninë time më i larti në rajon dhe kjo si pasojë e politikës që ka ndjekur qeveria për të stimuluar këtë sektor. E thënë ndryshe janë 160 ha panele fotovoltaike të instaluara në vendin tonë, – tha Enea Karakaci, administrator i OSHEE Grup.
75% e vetprodhuesve janë biznese kryesisht me tension të mesëm e të lartë. Por cili është impakti në treg i investimeve të tilla?
“Instalimi i këtyre paneleve ka sjellë automatikisht një reduktimit të konsumit të energjisë elektrike në rang vendi, fakt ky i konstatuar edhe nga INSTAT.”
Administrator i OSHEE në një intervistë për Vizion Plus u ndal edhe te vendimi për të nxjerrë në treg të lirë të 7500 bizneseve, teksa afati 31 dhjetor po afron.
“Ligji parashikon që për dy vite 7500 biznese do të mbroheshin nga çmimet e bursës ndaj dhe u përcaktua një çmim preferencial 18 lekë për kwh. Ky afat është deri në fund të vitit. Por fokusi ynë është që ky kontingjent të vijojë të mbrohet nga risku i çmimeve që do të afrojë tregu. Flasim për një kategori të madhe biznesesh me impakt në treg se cila do të jetë skema është ende herët për ta thënë, por e sigurt është që bizneset do të kenë fashë mbrojtëse, – sqaroi Karakaci.
Aktualisht çmimet e energjisë elektrike kanë pësuar një stabilizim në tregun ndërkombëtar.