Presidenti Bajram Begaj u nis në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Në disa portale pati raportime se pjesë e delegacionit ishte dhe çifti Asllan dhe Zhaneta Baraj. Ne i kontaktuam ata dhe e lamë sot që të pinim një kafe pranë shtëpisë se tyre, për të hequr dhe një kuriozitet.
Kafenë e lamë sot pasdite pranë stadiumit Air Albania, pranë banesës së tyre. Pasi bë edhe një foto i lamë në shoqërinë e miqve dhe vijuam rutinën tonë.
Kujtojmë se Presidenti Begaj kryeson delegacionin shtetëror që merr pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Presidenti Begaj do të mbajë fjalën në debatin e Përgjithshëm të Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.