Niveli i çmimeve në vend ka vijuar trendin rënës. Të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni përgjatë muajit gush preku nivelin 4% duke u ulur me 0.2% krahasuar me një muaj më parë.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2023 është përgjysmuar në krahasim me një vit më parë kur inflacioni ishte 8,%.
Këto tregues janë mjaft pozitiv pasi konfirmojnë ecurinë pozitive të ekonomisë. Çmimet e nëngrupit transport janë ato që kanë dhënë kontributin kryesor në këtë ecuri pasi kanë rënë 0,66 %.
Ushqimet kanë vijuar rritjen por kjo e ndikuar edhe nga niveli më i lartë I konsumit gjatë gushit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,78%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,44 %.
Ulja e inflacionit është një shenjë pozitive për ecurinë e ekonomisë por edhe për nivelin e normave të interesit për kredimarësit. Kjo nënkupton që Banka e Shqipërisë mund të nisë uljen e normave të interesit duke lehtësuar kredimarësit të cilët tashmë paguajnë më shumë. Tashmë norma bazë e interesit është në nivelin 3%.