Turistët që do të vizitojnë atraksionet turistike në qytetin e Shkodrës do të kenë lehtësi. Të gjithë pushuesit do të kenë akses në internet falas në të gjitha destinaconet turistike, si edhe në pedonalen e qytetit të Shkodrës. Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama.

“MIRËMËNGJES dhe me internetin falas që do të jetë në dispozicion në të gjitha atraksionet turistike të Shkodrës dhe pedonalet e qytetit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.