Kryeministri Edi Rama, ka ndarë këtë të shtunë pamje nga kompleksi i pallateve në lagjen “5 maji”, ku janë strehuar 102 familje të prekura nga tërmeti.

Kryeministri Rama, bën të ditur se sistemimi i familjeve të prekura nga tërmeti po realizohet tek godina 18 e kompleksit të ri.

“Lagjja e re “5 Maji” në Tiranë, ku 102 familje të tjera të prekura nga tërmeti, po sistemohen në Godinën 18 në apartamente të reja, dinjitoze e modern”, nënvizon Rama.

Ndërtimet tek lagjia “5 Maji” vijnë në kuadër të projektit të rindërtimit të hartuar nga qeveria për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti 26 Nëntorit 2019.