Olta Gixhari rikthehet më fuqishëm se kurrë në ekranet shqiptare. Pas eksperiencës së saj në “Big Brother”, emri i aktores është gjithnjë e më shumë në media.
Vetëm pak ditë më parë, u konfirmua ajo që gazeta “Panorama Plus” ka shkruar javë më parë, pjesëmarrjen e saj në jurinë e “Dancing with the Stars”.
Por teksa të gjithë presin pjesëmarrjen e saj në këtë post, sytë janë te filmi “Në Kuadër të Dashurisë”. Në një intervistë dhënë së fundit, aktorja foli për bashkëpunimin me Luizin në këtë projekt. Gjatë intervistës, ajo tregoi se si është të punosh me ‘armikun e betuar’ në lojë, këngëtarin shkodran.
“Ne kemi folur shumë për filmin të dy gjatë xhirimeve. Unë jam përpjekur gjatë gjithë kohës me lejen e regjisorit, sinqerisht po e them, që ta fus në atmosferë. Si futet një aktor që nuk është aktor në atmosferë? Duke i treguar rrethanat, duke folur me të dhe duke i thënë si mendon ti ta bëjmë këtë dialog, si e ndjen ti. Për mua kishte shumë rëndësi si e ndjente Luizi, si Luiz, dialogun dhe si energji. E merrnim këtë energji, flisja dhe unë për energjinë time, e përpunonim të dy këtë energji dhe ishim gati për xhirim. Marrëdhënia ka qenë shumë politikisht korrekte.
Të dy e dinim që na duhej njëri-tjetri. Ai pa mua nuk e bënte dot dhe anasjelltas, as unë pa të, sepse 90% ose 95% të filmit e kemi me njëri-tjetrin dhe nëse nuk do të kishim një harmoni qoftë edhe gjasme të mirë. Unë flas për veten time, por di të them që kishim një marrëdhënie politikisht korrekte, mendoj që ka mjaftuar për të pasur një fjali nga regjisori pas skenës që është edhe në trailer kur ne rrotullohemi, Koloreto tha ‘Ta marrtë dreqi sa bukur gënjeni, gati-gati e besova që e dashuroni njëri-tjetrin’”, tha aktorja.
Megjithatë, më herët kemi shkruar edhe për momentit e tensionit që dyshja ka pasur në sheshxhirim, duke i shfaqur këto përplasje edhe në sytë e kastit. Por përplasjet do të vijonin edhe pas xhirimit të filmit. Shkak për këtë është bërë pikërisht postet boshe të opinionistëve që do të ketë “Big Brother VIP 3”.
Vetë Luizi e ka shprehur edhe publikisht këtë dëshirë, që duket se ka hasur në kundërshtim të Arbanës dhe Eduartit. Megjithatë, një dëshirë të tillë e ka pasur prej pak kohësh edhe Olta. Por pjesëmarrja e saj në jurinë e “Dancing with the stars”, e ka mbyllur mundësinë për ta parë si opinioniste në “Big Brother”. E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Olta Gixhari. Ish-banorja e BBV2 u pyet në këtë intervistë nëse do të donte apo do ta ribënte edhe njëherë atë eksperiencë dhe a nëse do ta pranonte ofertën për të qenë opinioniste?
“Po, do ta ribëja. E kam menduar disa herë këtë pyetje edhe me veten time dhe po do ta ribëja. Nuk jam fare pishman që e kam bërë dhe e kam bërë në kohën e duhur. E kam shijuar shumë por mbetet aty, e kam lënë githçka aty natën e 1 prillit kur unë e mbylla atë derë që askush nuk e besoi sepse ishte edhe dita e gënjeshtrave, por e kam lënë të gjithë si një “eksperiencë të gënjeshtërt”, po e them si metaforë këtë. E kam paketuar dhe e kam lënë aty. U riktheva në personalitetin tim dhe në përditshmërinë time psikologjike”, tha ajo.
olta gixhari
A do të pranonte Olta Gixhari një ofertë për në “Big Brother VIP 3” për të qenë opinioniste?
“Jo, nuk besoj nuk e kam në ambiciet e mia këtë pozicion. Është hera e parë që e mendoj dhe mua më është bërë shumë si pyetje edhe nga njerëzit që kanë dëshirë të dinë pak më shumë se çfarë do të bëhet në të ardhmen, por nuk e kam menduar me seriozitet ose me një lloj mendimi brenda”, shtoi Olta. Duket se përplasja, këtë herë mes Oltës dhe Luizit, ka qenë në distancë, për një vend në kolltukun e opinionistit të “Big Brother”.
olta gixhari
Të dy protagonistët e edicionit të shkuar, kanë pasur të njëjtin pretendim, por deri më tani emri i Oltës është përjashtuar nga mundësia për ta parë në janar sërish në formatin e njohur. Nga ana tjetër, Oltës i është dhënë një vend në jurinë e “Dancing”, ku do të japë vlerësimet e saj së bashku me Ilir Shaqirin, Valbona Selimllarin dhe Lori Balajn.
kiara tito luiz ejlli
Nga ana tjetër, edhe Luizi do të jetë në “Dancing with the Stars”, por vetëm në natën e parë. Fituesi i “Big Brother VIP” do të jetë i ftuari i mbrëmjes së parë, për të qenë në skenë jo si konkurrent. Natyrisht që situata pritet të jetë dinamike, nga përballja që do të ketë me Oltën.
Nga ana tjetër, ende nuk ka informacion se cili do të jetë angazhimi i Luizit në sezonin e ri televiziv. Kjo, për faktin se të shumtë janë zërat që janë kundër pjesëmarrjes së tij në postin e opinionistit të “Big Brother”. Në rrjet është përfolur se krisja e madhe mes tij me Arbana Osmanin dhe Eduart Grishaj ka qenë pikërisht për këtë arsye.luiz-2-2
Armiqësia e krijuar mes tyre u bë e njohur për publikun, kur këngëtari vendosi të largojë nga “Instagram”-i çiftin e njohur. Ndërkohë, Olta sapo do të nisë eksperiencën e saj në formatin e kërcimit, që para shumë vitesh e ka provuar edhe vetë si konkurrente. Në intervistën e dhënë, aktorja ka folur edhe për filmin, që pritet të dalë shumë shpejt.
“Jam në gjendje kaq të parehatshme psikologjike sa nuk e di se si do të vishem, nuk e kam një imazh se si e shoh unë veten atë natë. Kam shumë emocione, sigurisht uroj që ta shoh filmin sa më shpejt, që gjithsesi të kem një çlirim sepse nuk e kemi parë ende, por e di që do ta shohim shumë shpejt.
Nuk e di se si do të jetë. Emocionet i kam shumë të mëdha dhe uroj që filmi të pëlqehet dhe të lërë një shije të mirë. Ne jemi mbledhur një grup aktorësh profesionistë dhe jemi munduar që të bëjmë një punë me një dashuri shumë të madhe dhe përkushtim, kjo është e vërtetë. Edhe pse periudha që e kam xhiruar unë nuk ka qenë fort relaksuese sepse ka qenë direkt pas periudhës së shtëpisë që dola dhe akoma nuk isha çmallur me djalin”, u shpreh Olta.
Olta ka treguar gjithashtu se: “Sa kam punuar për këtë projekt, në këtë film nuk kam punuar në asnjë projekt tjetër. Kam punuar dyfish pasi mendoja që kisha përgjegjësi për dy jo vetëm për një. Mendoja që isha me gjysmë energji dhe kjo ishte arsyeja që punoja dyfish për të kapur ritmin tim.
Nuk e di se çfarë kam bërë, sepse ndonjëherë kur e tejkalon dhe nuk është edhe aq mirë që të mbi punosh. Nuk e di. Megjithatë, i fus një mendje të lehtë për të qetësuar veten dhe them okej, nuk do të jetë filmi i fundit edhe nëse ti nuk ke dalë aq mirë do të kesh mundësi ta rregullosh në një film tjetër sepse edhe aktoret e Hollywood-it nuk i kanë të gjitha rolet e shkëlqyera. Uroj që të jem korrekte”.