Nga shkolla “Betim Muço” në Kombinat, e cila po përgatitet për të mirëpritur nxënësit për vitin e ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se siguria në institucionet arsimore dhe plotësimi i të gjitha kushteve të nevojshme për një vit të mbarë shkollor jane prioritet i punes se bashkise. Ai nenvizoi faktin se nga e hëna, asnjë mjet i transportit të mallrave, kryesisht ushqimore, që furnizojnë supermarketet e Tiranës, nuk do të qarkullojë në orarin 07:00 – 09:00 të mëngjesit.
“Nuk do të ketë furnizime nga ora 07.00-09.00! Preshi, majdanozi, çamçakëzat, patatinat mund të presin pas orës 09.00, ose nëse janë jetike për dikë, t’i bëjë një natë më parë ose deri në orën 07.00 të mëngjesit. Nuk shoh asnjë arsye pse hyrjet në shkolla dhe në tregje të kthehen në vende pazaresh. Dua të informoj të gjithë ata që kryejnë aktivitete pranë shkollave, që siç kemi dakordësuar me ministrin Taulant Balla, do të shtohen kontrollet në të gjitha lokalet, në gjithë mini-marketet, në të gjitha pikat e fast-food-it, për sigurinë ushqimore, për t’u siguruar që nuk u shërbehet fëmijëve as alkol, as drogë, as diçka e paligjshme, që nuk duhet të ndodhë kudo, por sidomos në perimetrin e shkollës. Dua që edhe administratorët e shkollave, edhe drejtorët e shkollave, oficerët sigurisht, të gjithë të na raportojnë problematika të tilla. Duam të sigurohemi që shkollat janë vërtet ishujt më të sigurt të vendit”, sqaroi Veliaj.
Bashkia e Tiranës po kujdeset që të gjitha shkollat e kryeqytetit të dezinfektohen para fillimit të vitit të ri shkollor, për të siguruar higjienë maksimale për nxënësit dhe mësuesit. Ndër të tjera, kreu i Bashkisë kërkoi nga prindërit, që të paktën ditën e parë të shkollës, të shmangin përdorimin e makinave, që sjell edhe reduktimin e trafikut.
“Në Kombinat, shkollat janë në një rreze shumë të vogël: pra, janë 4 shkolla në vije ajrore 200-300 metra njëra me tjetrën. Kjo do të thotë se të gjithë banorët e Kombinatit, shkollën më të afërt e kanë 500 metra. Nuk ka sens të marrin makinën në ditën e parë të shkollës. Ftesa për prindërit është: Ju lutem, o me autobus, autobusi i Kombinatit, linja vërtet është ndër më frekuentet dhe me më shumë kapacitet, ose me biçikletë, ose në këmbë”, u shpreh Veliaj.