Është publikuar një audio e re e princeshës Diana teksa tregon se si princi Charles i Britanisë, tashmë mbreti Charles III, ishte i zhgënjyer që ata kishin një djalë, jo një vajzë, kur lindi princi Harry.
Princesha e ndjerë regjistroi një seri kasetash audio në vitet 1990 dhe ia dorëzoi në fshehtësi biografit të saj, Andrew Morton, para vdekjes në një aksident me makinë në 1997.
Disa nga audiot po publikohen për herë të parë përpara një dokumentari që do të dalë vitin e ardhshëm të quajtur, “Diana: Pjesa tjetër e historisë së saj”.
Gjithsej janë shtatë orë kaseta. Kur u pyet nëse do të publikonte më shumë audio, Morton tha, “Ka interes global, por ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Të enjten u mbushën 26 vjet nga vdekja e Dianës.