Dy superjahte luksoze kanë zgjedhur Durrësin për t’u ndalur në këto ditë të para të shtatorit.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili ndau foto nga jahtet Lürssen dhe Koru.

“Lürssen dhe Koru nuk janë emrat e asnjë personazhi vizatimor, por superjahtet luksoze që kanë zgjedhur Durrësin për t’u ndalur në këto ditë të para të shtatorit”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Kryeministri u shpreh se, sezoni ka qenë fantastik për Portin e Durrësit, me 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera që janë mikpritur nga autoritetet shqiptare, duke qenë vetëm një shembull i vogël i flukseve të shtuara turistike, të cilat do të rriten ende më shumë falë investimeve dhe transformimeve të mëdha në infrastrukturën portuale që do të marrin jetë hap pas hapi”.