Durrësi është kthyer në destinacion të preferuar të shumë anijeve turistike të cilat e kanë vendosur si ndalesë në itineraret e tyre të udhëtimit nëpër Mesdhe.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale fotografi të kroçerës “Nautica” të ankoruar në Durrës.
Sipas kryeministrit Rama, kjo kroçerë me 648 turistë është rikthyer në Durrës, duke i dhënë mundësi vizitorëve të shijojnë qytetin bregdetar.
“Nautica, kroçera me 648 turistë nga 18 vende të botës, prej Amerikës deri në Zelandë të Re, është rikthyer në Shqipëri për t’u ndalur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit duke i dhënë mundësi vizitorëve të shëtisin për të shijuar gjithë sa ofron Durrësi dhe zonat përreth”, thekson Rama.