Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka dënuar me gjuhën më të ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Davenport tha se autorët e këtyre krimeve, të cilët i quajti të neveritshme, duhet të dalin menjëherë para drejtësisë.

“Dënoj me gjuhën më të ashpër të mundshme sulmin brutal të mëngjesit të sotëm mbi Policinë e Kosovës, ku një oficer mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos. Paqja duhet të rivendoset dhe dialogu në interes të të gjitha komuniteteve duhet të vazhdojë”, tha Davenport. Kujtojmë se të shtënat me armë zjarri po vazhdojnë ende në veri të vendit.