Nga 12 shenjat e zodiakut, disa prej tyre vihen më shpejt në siklet dhe kjo ndodh prej karakteristikave të përbashkëta. Shenjat e ujit dhe të tokës kanë një lidhje të fortë me ndjesitë e tyre dhe janë shumë të vëmendshëm ndaj opinionit të të tjerëve. Gjithashtu, janë kritike të vetes.
Përveç kësaj, lidhet edhe me hartën astrologjike. Venusi është planeti që ka të bëjë me marrëdhëniet ndaj shenjat që udhëhiqen prej këtij planeti ose nëse në hartën e tyre astrologjike ai ndodhet në njërën prej shenjave të mëposhtme, ka të ngjarë që sikletoseni më shumë.
Demi
Situatat më të sikletshme për ju ndodhin në punë kur duket sikur rrjedhin njëra pas tjetrës. Si shenjë fikse toke, jeni të ndjeshëm ndaj kritikës dhe gjykimit. Udhëhiqeni nga Venusi ndaj jeni vigjilentë për ambientin rrethues dhe dukjes së gjërave.
Gaforrja
Si shenjë uji që drejtoheni nga hëna, jeni të lidhur me emocionet por trembeni se mos shfaqni tepër. Teksa shenjat e tjera mund të flasin pa problem për traumat e tyre, ju skuqeni vetëm nga mendimi i të vepruarit njësoj dhe ju duket sikur jeni në qendër të vëmendjes.
Virgjëresha
Kjo shenjë toke është e organizuar dhe e patëmetë. Ky sy ndaj detajeve zakonisht ju ndihmon, por njëkohësisht ju vë në siklet kur gjërat nuk shkojnë sipas planit. Organizimi lidhet fort me personalitetin tuaj ndaj mërziteni kur hasni probleme, edhe nëse miqtë ju sigurojnë se nuk ka një të tillë.
Peshorja
Ju jeni shumë të vetëdijshëm ndaj dinamikave sociale dhe ndërveprimit kështu që e dini se sa shpejt mund të degradojë një situatë. Udhëhiqeni nga Venusi dhe përfaqësoheni nga peshorja që do të thotë se në marrëdhëniet tuaja janë parësore harmonia dhe ekuilibri. Nëse gjatë një bisede vini re se dikush po bën një gabim, ju viheni në siklet për veprimet e tij.
Peshqit
Të udhëhequr nga Neptuni, planeti i lidhjeve delikate dhe imagjinatës, intuita juaj ju bën të vëmendshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve. Për këtë arsye vendoseni në siklet kur miku juaj përjeton këtë ndjesi.