Pas Fifit, një tjetër konkurent i “Dancing W]ith the Stars”, sezonit të ri që pritet të nisë shumë shpejtë në Top Channel, është zbuluar sonte nga faqja zyrtare e programit.

Bëhet fjalë për Eni Shehun, moderatorin që së fundmi e kemi parë si pjesë të Top Albania Radio-s, ndërsa këtë verë la pas edhe një eksperiencë të bukur tek “Pushime on Top”. Në krah të tij do të jetë Odeta Deshnica, një prej balerinave më të njohura dhe pjesë e TKOB prej shumë vitesh.