Disa ditë pas aksidentit teksa ishte duke vrapuar, kancelari gjerman Olaf Scholz ka publikuar këtë të hënë një fotografi para daljes së tij të parë publike. Në foto kancelari duket i lënduar në fytyrë, ndërsa ka një mbrojtëse të zezë në syrin e djathtë. Në foto shihen qartë gërvishtjet dhe mavijosjet.

“Mezi pres memet. Faleminderit për urimet, duket më keq se sa është!”, ka shkruar Scholz në X, ish-Twitter, teksa ka publikuar foton. Kancelari 65-vjeçar gjerman u rrëzua teksa kishte dalë për vrapim. Si pasojë është detyruar të anulojë takimet për këtë fundjavë.