Stiven Shpendi ka bërë debutimin e tij në Serinë A dhe pritet që të fitojë gjithnjë e më shumë hapësira në radhët e Empolit. Për sulmuesin shqiptar ka një pritshmëri të madhe dhe për këtë është i ndërgjegjshëm edhe trajneri Paolo Zaneti, i cili ka bërë thirrje që duhet të ketë më shumë durim me sulmuesin.

“Shpendi duhet të bëjë një rrugëtim të tijin. Në një moment të vështirë të skuadrës, është një kapital i madh dhe nuk duhet djegur. Në aspektin e të ardhmes, është një blerje fantastike, çdo javë kalon pak nga pak nga një djalosh te një i rritur”, tha trajneri i Empolit.

Shpendi deri tani ka luajtur dy ndeshje në Serinë A dhe një në Kupën e Italisë, në të tre rastet më pak se 30 minuta në fushën e lojës.