Mbi 150 vrapues nga vendi por dhe shtetet fqinje morën pjesë në garat e përvitshme të vrapimit, “Voskopoja Wolf Trail” në 5,10 dhe 21 km.

Garat deri në gjysmë maratonën janë në kuadër të eventit dyditor “Zbulo Voskopojën” me një sërë aktivitetesh promovuese të kulturës, gatimeve dhe vetë vendbanimit.

Të parët që prekën finishin ishin për disiplinën 5 km Lionel Mesi, për disiplinën 10 km Bledar Mesi nga Forcat e Armatosura, ndëersa për garën 21 km fitues ishte Griseld Mema nga ekipi i Tiranës. Hera Mesi për kategorinë 5 km, zuri vendin e parë nga femrat.

Për organizatorin Altin Sholla, gara e vrapimit promovon zonën e Voskopojës e cila mbart mbi vete histori, teksa jep dhe detaje mbi organizimin.

Eventi “Zbulo Voskopojën” ka si për qëllim të promovojë zonën nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme. Në dy ditë qytetarë të shumtë vizituan kishat e zonës, shijuan festivalin e pastave, panairet me produkte vendase dhe koncertet.