Kostas Tsimikas dhe Liverpool vazhdojnë të ecin përpara së bashku. The Reds kanë njoftuar së fundmi rinovimin e kontratës së mbrojtësit grek, i cili mbërriti në Angli në verën e vitit 2020 nga Olympiacos. Tsimikas është i lidhur me skuadrën nga “Anfield” deri në qershor 2027 dhe me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij.

Edhe pse nuk është një titullar fiks, trajneri Klopp shikon tek ai zëvendësuesin e duhur për t’u aktivizuar nga krahët. Tsimikas luajti 20 takime në Premier League, në edicionin që kaloi.“Më shumë sukses, më shumë punë dhe më shumë trofe. Për mua është gjëja më e rëndësishme është të fitosh trofe dhe të jesh i përkushtuar në çdo situatë.

“Mendoj se kjo skuadër ka potencial shumë të madh për të fituar më shumë trofe dhe ne kemi këtë synim” – tha lojtari për kanalet e klubit menjëherë pasi u hodh e zeza mbi të bardhë.